Revolucion në mesfushën e Juventusit, Pirlo jep urdhër për një tjetër largim

schedule19:19 - 13 Gusht, 2020

schedule 19:19 - 13 Gusht, 2020

Juventusi ndërpreu bashkëpunimin me Blaise Matuidi pak ditë më parë dhe francezi zgjodhi të vazhdojë karrierën në MLS tek ekipi i Interi Miami. Një tjetër mesfushor do të largohet nga kampionët e Italisë dhe ai është Sami Khedira.

Mediat italiane raportojnë se Andrea Pirlo nuk e ka në plane dhe drejtuesit po tentojnë t’i gjejnë një skuadër të re. 33-vjeçari ka edhe një vit kontratë, nuk dëshiron të largohet nga Torino, por Juventusi ia ka bërë të qartë se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri.

E ardhmja e kampionit të botës me Gjermaninën në vitin 2024, pritet të jetë Bundesliga, aty ku është aktivizuar më parë me Stuttgart ose mund të ndjekë Matuidi në kampionatin amerikan të futbollit.

Khedira, i cili këtë sezon ka vuajtur nga dëmtimet dhe luajti vetëm 18 ndeshje, do të jetë mesfushori i tretë që largohet nga Juventusi pas Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi. /abcnews.al

 

Sami Khedira

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!