Xavi: Kontratë përjetë Messit, ëndërroj stolin e Barçës. Stafi im i frikshëm

schedule17:19 - 13 Gusht, 2020

schedule 17:19 - 13 Gusht, 2020

Xavit iu ofrua pankina e Barcelonës në muajin janar pas shkarkimit të Valverdes, por ish-kapiteni i famshëm i ekipit katalanas, e refuzoi. Për momentin, pasi 40-vjeçari ëndërron të ulet në stolat e “Camp Nou” dhe e ka të qartë në kokë se me cilët njerëz do të punojë.

Prej majit të vitit të kaluar nisi karrierën e trajnerit te Al Sadd, skuadra nga Katari ku kaloi vitet e fundit si futbollist. Ish-mesfushori i madh iberik, ka folur për El Pais rreth së ardhmes, Quique Setien, rikthimit te Barcelona, Leo Messit dhe problemeve në futboll.

Në janar i thashë drejtuesve të Barcelonës se nuk ishte momenti i duhur për të marrë drejtimin e ekipit, ndërsa nuk më kanë kontaktuar më. E respektoj shumë Setien, sepse ai praktikon filozofinë e Johan Cruyff, por ka nevojë për rezultate pozitive. I uroj më të mirat.

 

Messi dhe Xavi

Është e qartë që do të doja ta drejtoja një ditë Barcelonën, është ëndrra ime. E kam në mendje stafin teknik me të cilin do të punoja, bëhet fjalë për një staf të frikshëm me Puyol, Jordi Cruyff dhe disa prej lojtarëve aktualë.

Messi? Duhet të ketë një klauzolë që rinovon automatikisht kontratën e tij. Leo ka nevojë për Barcelonën dhe e kundërta. Drejtuesit e kanë detyrë ta bëjnë të lumtur, sepse sa më i lumtur që të jetë ai aq më shumë tituj do të vijnë në klub.

Shpresoj të takohem përsëri me të në aspektin profesional. Ka shumë ofendime dhe kritika në botën e futbollit. Nuk mund të fyhet një kamerier pse bën atë lloj pune… Duhet t’i japim fund dhunës dhe racizmit. Arbitrat duhet të marrin masa drastike, duhet të pezullojnë ndeshjet“, përfundon Xavi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!