Flosard Malçi është larguar nga Bylisi. Sulmuesi, i cili në verë u transferua te Laçi dhe provoi Superioren për herë të parë, në janar iu bashkua ballshiotëve dhe pati më shumë hapësira. Ai shënoi dy gola në kampionat, kundër Flamurtarit, si dhe ndaj Skënderbeut në Kupë.
“FK BYLIS e ka lënë të lirë sulmuesin Flosard Malçi pas kërkesës së bërë në klub për të vijuar karrierën në Greqi, ku jeton prej vitesh bashkë edhe me familjen e tij.
Malçi ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Kapllanaj dhe klubi i uron suksese në jetë dhe në karrierë, duke i shprehur edhe mirënjohje për kontributin e rëndësishëm që dha për skuadrën e Bylisit”, njofton klubi ballshiot. /abcnews.al