Zidane më në fund jep aprovimin, Odegaard drejt Reali para kohe

schedule14:53 - 11 Gusht, 2020

schedule 14:53 - 11 Gusht, 2020

Mesfushori i Real Madrid, Martin Odegaard, më në fund mund të rikthehet të madrilenët. Norvegjezi është ende në huazim te Real Sociedad, ku ai e ka në kontratë që të qëndrojë dhe sezonin tjetër aty.

Sipas raportimit të “AS”, është trajneri Zidane ai që kërkon rikthimin e 21-vjeçarit tek galaktikët. Me Gareth Bale dhe James Rodriguez drejt largimit, në mesfushën e Realit është liruar një vend për Odegaard.

Mesfushori me tipare sulmuese kaloi një sezon të shkëlqyer me Sociedadin dhe janë pikërisht paraqitjet e tij të mira që e kanë bindur teknikun francez. Martin shënoi katër herë dhe dhuroi gjashtë asiste në këtë sezon në La Liga. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!