Aktorja e filmave për të rritur padit Donald Trump

schedule22:43 - 30 Prill, 2018

schedule 22:43 - 30 Prill, 2018

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels ka paditur të hënën presidentin amerikan Donald Trump për shpifje. Aktorja ka deklaruar se kreu i shtetit gënjeu kur përmes një postimi në Twitter cilësoi “një punë mashtruesish” deklaratën e saj se e kishin kërcënuar me jetë nëse do të rrëfente aferën seksuale me të.

Padia në gjykatën federale të Manhatanit përshkallëzon përplasjen e Daniels me Trump dhe avokatin e tij personal Michael Cohen, që e pagoi 130 mijë dollarë përpara zgjedhjeve të 2016-ës, në mënyrë që të mos tregonte takimin mes tyre një dekadë më parë.

Avokatët e Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk e kanë komentuar lajmin. Më 18 prill, presidenti amerikan përdori rrjetin social Twitter për të vënë në lojë personin e identifikuar nga aktorja si njeriu që e kishte kërcënuar në emër të tij.

“Profili i një njeriu inekzistent. Një punë mashtruesish!”, u shpreh Trump. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!