Gjendja në dy spitalet COVID vijon të mbetet e rëndë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi po marrin trajtim mjekësor 112 pacientë të konfirmuar pozitivë.
Prej tyre, 18 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa tre të tjerë janë të intubuar.
Ndërkohë në këto dy spitale, përveç pacientëve tashmë të konfirmuar pozitivë po trajtohen edhe persona të dyshuar si bartës të kësaj sëmundje, të cilët po trajtohen sipas protokollëve.
Ministria e Shëndetësisë njofton se mjekët e familjes po monitorojnë mbi 1000 persona aktivë që marrin trajtim në banesë.
“Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid19, që janë në banesë.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse“, njofton MSH./abcnews.al