Autoritetet në një qytet në rajonin kinez të Inner Mongolia paralajmëruan për rrezikun e përhapjes së sëmundjes bubonike pasi një pacient vdiq nga murtaja.
Rastet e murtajë֝s nuk janë të rralla në Kinë, megjithëse shpërthimet janë bërë gjithnjë e më të rralla. Nga 2009 deri në 2018, Kina raportoi 26 raste dhe 11 viktima. Sëmundja bubonike e njohur si “Vdekja e Zezë” në Mesjetë, është një sëmundje shumë infektive dhe shpesh fatale që përhapet kryesisht nga brejtësit.
Komiteti lëshoi një alarm të nivelit të tretë, duke parandaluar përhapjen e sëmundjes. Kjo është viktima e dytë që humb jetën nga murtaja. Autoritetet e Bayan Nur kanë bllokuar zonën ku jetonte pacienti dhe kanë karantinuar shtatë kontakte të pacientit, të cilët kanë rezultuar negativ në testin për murtajën./abcnews.al