Horrori në Pogradec, autori tentoi të vriste vajzën se i gjeti një mesazh, gjyshja ndërhyri për ta mbrojtur

schedule09:06 - 7 Gusht, 2020

schedule 09:06 - 7 Gusht, 2020

Ngjarja horror që tronditi Pogradecin ditën e djeshme ka ndodhur për shkak të një mesazhi që ka mbërritur në telefonin e mbesës së viktimës që u ther nga i biri.

I afërmi i saj tregon për mikrofonin e ABC News se autori 44-vjeçar Olsi Çekiçi ka tentuar të vrasë vajzën e tij. Në atë moment gjyshja ka ndërhyrë për të mbrojtur të mbesën e saj.

Por kjo ka rezultuar tragjike, pasi i biri i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor nuk e ka kursyer nënën e tij, duke e masakruar dhe më pas i ka prerë kokën me kosë.

“Shkaku është bërë telefoni. Nuk e di çfarë i ka gjetur në telefon. Për ta mbrojtur vajzën gjyshja ka ndërhyrë.

Vajza ka qenë në shtëpi, me telefon. Në mbrojtje të saj ka ndërhyrë çupa. Në shtëpi ata të katërt ishin. Ai nuk e kisht5e për herë të parë.

Çfarë ishte ai doktor që e lëshoi. Ka pasur denoncime dhe më pas i ka tërhequr se kush do që djali të rrijë në burg. Këtu fajin e kanë institucionet.

 Policia duhet të vinin ta shikonin. Plaka ishte shumë njeri i mirë. Unë e kisha kushëri viktimën“, shprehet ai.

Autori ka plagosur edhe të vëllanë, i cili ashtu sikurse ai kishte probleme mendore. Fqinjët tregojnë se ai ishte shoqëruar disa herë në polici dhe më pas ishte lënë i lirë./abcnews.al