Josep Maria Bartomeu është rikthyer të flasë rreth së ardhmes së Leo Messit. Shumë është diskutuar këtë verë për një largim të kapitenit, emri i të cilit është lidhur me Interin.
Presidenti i klubit katalanas, në një deklaratë për beIN Sports, qetëson tifozët e Barçës. Bartomeu e cilëson “pleshtin” si lojtarin më të mirë të historisë së futbollit dhe e sheh pjesë të klubit të vetëm me të cilin është aktivizuar edhe pasi të tërhiqet nga futbolli.
“Nuk jam vetëm unë ai që them se Messi do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona. Vetë Leo e ka shprehur gjithmonë diçka të tillë, prej kohësh e përsërit që nuk do të largohet.
Ai dëshiron ta mbyllë karrierën në ‘Camp Nou’ dhe Barcelona është i vetmi klub për të. Nuk kam dyshime se pasi të tërhiqet pas 3-4 viteve, atë do e shihni sërish këtu.
Leo është pjesë e jona që kur ishte fëmijë dhe bën pjesë në historinë e Barcelonës. Leo është futbollisti më i mirë në planet, madje i gjithë historisë së futbollit“, thekson Bartomeu. /abcnews.al