Të shtënat në Sarandë, shoqërohen katër persona Katër persona janë shoqëruar në polici lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.
Abcnews.al mëson se personat në fjalë janë gjetur pranë vendit të ngjarjes.
Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Sarandë
Kujtojmë këtu se rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Policia njoftoi se bëhej fjalë për një person që ka qëlluar në ajër. /abcnews.al/