Ish-boksieri Mike Tyson ka zbuluar së përse nuk do të luftonte ndonjëherë kundër Conor McGregor në një ndeshje MMA. Amerikani ka treguar një nga pikat e tij më të dobëta dhe bëhet fjalë për këmbët e tij, që në ndeshjet e MMA-së ato janë thelbësore.
“Nuk besoj se mund ta bëj atë. Jo sepse Conor do të më mposhtë, por ngaqë unë nuk di të luftoj me këmbë. Nëse dikush më gjuan me këmbë unë nuk reagoj dot. Ai nuk ka nevojë fare të më godasë.
Por nëse ai më gjuan me këmbë jashtë ringut, atëherë do të jetë një problem. Më pas do të përfshihen policia, avokatët e kështu me radhë. Do të jetë një gjë e shëmtuar. Në një ndeshje normale boksi unë e mposht atë,” deklaro Tyson në emisionin e Dan Patrick.
Ndërkohë Tyson po përgatitet për rikthimin në ring në moshën 54-vjeçare dhe duhet theksuar se forma që ai po kalon është gati e pabesueshme. Ndeshja pritet të zhvillohet në tetor, ku kundërshtari i tij do të jetë 51-vjeçari Roy Jones. /abcnews.al