Krahas pamjeve dhe videove të shkatërrimit të Bejrutit apo edhe njerëzve që luftonin për të shpëtuar jetën, një video në një spital paraqet një pamje tjetër. Në videon që po bën xhiron botës shihet një grua shtatzënë e cila është duke lindur në momentin që nitrati i amonit shpërthen në portin e qytetit.
Emmanuel ishte në Spitalin e Shën Gjergjit dhe burri i saj Edomont po filmonte në momentin kur gruaja e tij po lindte fëmijën e tyre, duke kapur kështu edhe momentin e tmerrit.
Vogëlushi George dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al