Dy ditë pas shpërthimit tragjik në kryeqytetin libanez ku kanë humbur jetën të paktën 135 persona dhe janë plagosur mbi 4000 të tjetër përkujtohet një tjetër ngjarje e rëndë e ndodhur 75 vite më parë.
Të enjten në Hiroshima janë dëgjuar këmbanat teksa ky vend ka shënuar 75-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë, ndonëse ceremonitë janë organizuar për më pak njerëz për shkak të pandemisë me koronavirus.
Hyrja në Parkun e Paqes në këtë qytet u kufizua dhe pothuajse vetëm të mbijetuarit dhe familjet e tyre munden të jenë pjesë e ceremonisë përkujtimore.
Në orën 8:15 të 6 gushtit të vitit 1945, një aeroplan ushtarak hodhi në qytetin japonez bombën e ashtuquajtuar “Djali i Vogël”, duke shkatërruar qytetin me një popullsi prej rreth 350,000 banorëve.
Mijëra persona humbën jetën më vonë për shkak të plagëve dhe sëmundjeve të lidhura me rrezatim..
Japonia u dorëzua gjashtë ditë më vonë, duke i dhënë kështu fund Luftës së Dytë Botërore.
Përgjatë ditëve të fundit kjo ngjarje ka qenë në vëmendjen e mediave, pasi shpërthimi i ndodhur në Bejrut është përllogaritur si 1/5 e fuqisë së shpërthimit në Hiroshima./abcnews.al