Grezda rikthehet me gol, Oriola Marashi bëhet krenare

schedule09:22 - 6 Gusht, 2020

schedule 09:22 - 6 Gusht, 2020

Eros Grezda ka lënë pas dëmtimin dhe prej disa ditësh kishte nisur stërvitjen me Osijek. Sulmuesi anësor është gati për ndeshjet e Europës dhe këtë e tregoi në miqësoren e djeshme, kundër Budafoki.

Gjakovari realizoi golin e parë të takimit, pas 34 minutash lojë. Me portën e boshatisur ai nuk ka gabuar, ndërkohë që ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Goli e ka kënaqur Grezdën, si dhe partneren e tij Oriola Marashi. Bukuroshja ka postuar një foto në Instagram, duke treguar me krenari se kush e ka shënuar golin për Osijek. /abcnews.al