Telushi, Hoxha, Bregu e Mici: Merkato e Superiores është “zjarr”

schedule08:19 - 6 Gusht, 2020

schedule 08:19 - 6 Gusht, 2020

Emra të njohur në skenë. Bruno Telushi, sicc u tha edhe në emisionin “Pressing” në ABC Neës pak kohë më parë, është nëj prej objektivave të Kukësit, klub që kërkon edhe një tjetër lojtarë të rëndësishëm nga Partizani.

E përditshmja “Panorama Sport” sjell disa zhvillime të fundit nga tregu i transferimeve dhe sërish raportohet se Kukësi e do portierin Alban Hoxha. Ky i fundit nuk ka rinovuar me Partizanin ende, edhe pse në klubin e kuq ka zëra për një akord mes palëve.

Sa kohë nuk ka asgjë zyrtare, normalisht edhe Kukësit do të tentojë ta bëjë tijin portierin. Të reja ka edhe në lidhje me Vasil Shkurtajn. Vlonjati kërkohet në Bjellorusi, nga Bate Borisov. Sulmuesi, autor i 22 golave në Superiore, ka disa oferta dhe së shpejti do të vendosë.

I njëjti burim sjell një tjetër lajm të rëndësishëm dhe lidhet me Dejvi Bregun, sulmuesin e larguar nga Skënderbeu. Vllaznia është klubi që i ka bërë një ofertë anësorit, i cili dëshiron të luajë jashtë vendit në fakt.

Gledi Mici ëshët rikthyer në skenë dhe për thuhet se kërkohet nga Partizani, si pasues i Lorenc Trashit. Kërkesat financiare të mbrojtësit janë të larta dhe ai pret të reja nga Turqia, ku edhe dëshiron ta vijojë karrierën pas eksperiencës me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al