Vettingu/ Llalla përpara KPA, caktohet data e seancës

schedule17:14 - 27 Prill, 2018

schedule 17:14 - 27 Prill, 2018

Caktohet data se kur do të mbahet seanca e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për rastin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai u dorëhoq nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar në gjykatën e Apelit. Seanca do të mbahet në 16 Maj, në orën 10:00.

Ndërsa KPK-ja ndërpreu procesin për verifikimin e ish-kryeprokurorit. Trupi gjykues, përbëhet nga gjyqtarët me kryesues Sokol Çomo dhe relatorët do të jetë, Luan Daci, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!