Real Madrid “e fal” James Rodriguez te rivalët, detajet e marrëveshjes

schedule10:18 - 5 Gusht, 2020

schedule 10:18 - 5 Gusht, 2020

80 milion euro të paguara verën e vitit 2014, pas një Botërori të mirë me Kolumbinë. Real Madrid u mahnit dhe e bleu James Rodriguez direkt te Monaco. Sezonin e parë luajti rregullisht dhe shënoi 13 gola, ndërkohë që më pas nuk ishte më një nga titullarët kryesorë.

Real Madrid e huazoi për dy vite te Bayern Munich dhe në fund gjermanët nuk e blenë. Sezonin e fundit te spanjollët hapësirat ishin edhe më të pakta dhe këtë verë James do të ndryshojë ekip.

Lajmet e fundit thonë se do të mbetet në Madrid do të veshë fanellën e rivalëve të qytetit, Mesfushori me tipare sulmuesi pritet të vihen nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone, tek Atletico Madrid.

Shifra që do të paguhet për të është mjaft e ulët, 10-15 milion euro. Gjithsesi kjo mund të justifikohet me sezonin fundit. James luajti në La Liga vetëm tetë ndeshje, pesë prej të cilave i nisi nga fillimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!