Të paktën 100 viktima në Bejrut, autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave

schedule10:27 - 5 Gusht, 2020

schedule 10:27 - 5 Gusht, 2020

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Liban janë në kërkim të më shumë se 100 viktimave pas shpërthimit  në portin e Bejrut të Martën. Shpërthimi vrau të paktën 100 njerëz dhe plagosi më shumë se 4000 të tjerë, shkruan BBC.

Presidenti Michel Aoun tha që shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo.

 

Një dëshmitar okular Hadi Nasrallah ka deklaruar se e pa zjarrin por nuk e priste shpërthimin. “Kam humbur dëgjimin për disa sekonda, e dija se diçka nuk ishte në rregull, dhe më pas papritmas xhamat  u thyen në të gjithë makinat përreth nesh, dyqanet dhe ndërtesat, tha ai për BBC-në.

Shpërthimi u ndje gjithashtu 240 km (150 milje)  në ishullin e Qipros. Njerëzit menduan se ishte një tërmet, raporton abcnews.al

 

Gazetari i BBC, Rami Ruhayem tha që kishte një kaos pas shpërthimit pasi ambulancat përshkonin rrugën e tyre përmes trafikut të rëndë për të arritur në vendngjarje sa më shpejt. Kreu i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettani, e përshkroi atë si një “katastrofë të madhe”, duke shtuar se: “Ka viktima kudo”.

Shpërthimi erdhi në një kohë të vështirë për Libanin. Me rastet e Covid-19 në rritje, spitalet tashmë janë në kaos. Vendi po kalon gjithashtu një krizë ekonomike. Libani importon pjesën më të madhe të ushqimit të tij dhe sasi të mëdha të grurit të depozituar në port janë shkatërruar. E ardhmja e portit është në dyshim për shkak të dëmit  të shkaktuar dhe shumë banorë kanë mbetur pa shtëpi, raporton abcnews.al

 

Presidenti Aoun njoftoi se qeveria do të investojë 100 miliardë lira ( 66 milion dollarë) fonde të urgjencës, por ndikimi i shpërthimit në ekonomi pritet të jetë afatgjatë. Shpërthimi ndodhi në afërsi të vendit në të cilin u vra ish-kryeministri Rafik Hariri në 2005.

Edhe para shpërthimit, tensionet ishin të larta në Liban. Ka pasur demonstrata në rrugë kundër qeverisë  e cila ka çuar vendin në krizën më të rëndë ekonomike që nga lufta civile e viteve 1975-1990./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!