Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka ndarë një mesazh sensibilizues në rrjete sociale, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mbajnë maskën, si një mënyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Duke marrë shembull Italinë, Alketa shprehet se nuk ka parë askënd pa maska në vendin fqinj pas asaj që përjetoi pak muaj më parë, ndërsa shton i fton të gjithë ta promovojnë sa më shumë masën për mbajtjen e maskës që neglizohet shpesh në vendin tonë.
“Vendos Maskën! Nga Qyteti në Fshat, Italia pas asaj që kaloi na mëson që duhet ta marrim vërtetë seriozisht këtë situatë! Nuk pashë askënd pa maskë, në mjedie të mbyllura nuk diskutohet! Edhe në Shqipëri të gjitha bizneset serioze kanë vendosur sterilizues në hyrje dhe e kanë detyrim maskën! Bravo!
Wear the Mask!
Vendos Masken!
Nga Qyteti ne Fshat, Italia pas asaj qe kaloi na meson qe duhet ta marrim vertete…Posted by Alketa Vejsiu on Tuesday, August 4, 2020
Ftoj të gjithë ata që janë aktiv në Instagram të promovojnë sa më shumë këtë masë të domosdoshme por thuajse të neglizhuar në vendin tonë! Maska nuk është tendencë, as opsion! Është detyrim qytetar! Mbro veten dhe tjetrin! Mos bëj si i fortë, mos u bëj as budalla! Vdekja dhe sëmundja nuk përzgjedhin!#vermaskën“, shkruan Alketa. /abcnews.al/