Merita Buci nën kujdesin e mjekëve në qendrën e traumës

schedule14:49 - 27 Prill, 2018

schedule 14:49 - 27 Prill, 2018

Merita Buci, e cila mbeti e plagosur, ndërsa dy persona tentuan ta grabisnin në dyqanin e saj në Kamëz po mbahet në kujdesin e mjekëve në Qendrën Kombëtare të Traumës në Tiranë.

Bluzat e bardha i thanë ABC Nees se gjendja shëndetësore e saj paraqitet relativisht e mirë ndërkohë mjekët i kanë rekomanduar regjim shtrati.

Merita Buci është plagosur me një plumb në këmbën e djathtë.

Mjekët tregojnë se po i nënshtrohet një trajtimi parapërgatitor për ndërhyrje kirurgjikale.

Operacioni do të kryhet në këmbën ku ka pësuar dhe frakturën./abcnews.al