Albin Gashi ka zgjedhur ta vijojë karrierën në Superiore, te Kukësi. Mesfushori qendror ka firmosur për dy vite dhe klubi verilindor ka dalë me njoftim për këtë lëvizje të radhës.
Pas nënshkrimit, Gashi ka thënë fjalët e para si lojtar i Kukësit. “Kukësi është një klub i madh në Shqipëri dhe është një mundësi e madhe për mua të tregoj talentin tim.
E kam ndjekur kampionatin shqiptar kohët e fundit dhe mund të them se është një ligë e fortë dhe me lojtarë të fortë. Vij në Shqipëri për të dhënë maksimumin tim, për të fituar të gjitha ndeshjet me Kukësin dhe për të zhvilluar futboll të bukur”, thotë Gashi.
Në të shkuarën ai ka luajtur me moshat e kombëtares së Austrisë, ndërsa i ngacmuar për një ftesë nga ekipi i parë, Gashi thotë: “Nuk është prioritet për mua.
Dua të jap 100% për Kukësin dhe të shohim çfarë ndodh. Jam shqiptar dhe do të ishte nder për mua të përfaqësoja kombin shqiptar, qoftë me Shqipërinë, qoftë me Kosovën”. / abcnews.al