Studimi: Vetëm 2.5% e italianëve kanë zhvilluar antitrupa Covid-19

schedule12:06 - 4 Gusht, 2020

schedule 12:06 - 4 Gusht, 2020

Autoritetet italiane kanë zbuluar se vetëm 2.5% e italianëve, ose 1.482,000 njerëz, kanë antitrupa Covid-19 pavarësisht se është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Europë.

Sipas rezultateve të një studimi kombëtar të publikuar të hënën, rajoni verior i Lombardisë, më i goditur nga pandemia, raportoi numrin më të lartë të personave me antitrupa, 7.5%, ndërsa dy ishujt kryesorë italianë, Siçilia dhe Sardenja, kishin numrin më të ulët  0.3% të popullsisë.

“Rezultatet e ndryshme të sondazhit janë shumë të rëndësishme. Kjo do të thotë që masat e ashpra dhe të  rrepta të miratuara nga qeveritë qendrore dhe rajonale, dhe respektimi i masave nga populli italian arriti të shmangte një përhapje më masive të virusit, “tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza gjatë një konference për shtyp të hënën.

Sipas anketës, pothuajse një e treta e atyre që rezultuan pozitivë për antitrupa ishin simptomatikë. Numri aktual i personave me antitrupa është gjashtë herë më i lartë se ai i regjistruar gjatë pandemisë, tha Linda Laura Sabbadini, shefe e Institutit Kombëtar të Statistikave (Istat).

Sondazhi, është  kryer në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Italian, midis periudhës 25 maj dhe 15 korrik. U testuan mostrat e gjakut të 64.660 njerëzve nga 2,000 fshatra dhe qytete në të gjithë Italinë, të ndarë sipas gjinisë, profesionit dhe grupmoshave. Sondazhi nuk përfshiu njerëz të institucioneve të kujdesit shëndetësor.

Në maj, qeveria deklaroi se sondazhi do të përfshijë 150,000 njerëz, por “urgjenca shëndetësore e bëri procedurën e anketimit më të komplikuar”, por  “një burim jashtëzakonisht të dobishëm të të dhënave”, shpjegoi Sabbadini gjatë një konference për shtyp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!