Sekuestrohen 42 mijë paund të padeklarara në Degën Doganore të Rinasit.
Aksioni është finalizuar gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat doganore me punonjësit e Policisë Kufitare.
Gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Wizz Air e cila po vinte nga aeroporti i Lutonit në Londër drejt Rinasit, u konstatua një personi i identifikuar si B.K. i cili kishte në valixhe të një sasi prej 42.000 paundësh të padeklarara, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj tij tashmë rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”./abcnews.al