Erjon Vucaj do të vijojë të qëndrojë në Kosovë, por ende nuk dihet nëse me kampionët apo me ndonjë ekip tjetër. Mesfushori shkodran prej dy sezonesh aktivizohet me Dritën, ndërkohë që e kërkojnë edhe dy klube të tjera në Dardani.
“GazetaOlle” raporton se një ditë më parë ka pasur një takim të Vucajt me drejtuesit e Prishtinës. Skuadra bardhekaltër e konsideron si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën shkodranin, të cilit i ka përfunduar kontrata me Dritën.
“Abcnews.al” mëson se Prishtina nuk është klubi i vetëm që e do Vucajn, pasi edhe rivalët e Gjilanit e pëlqejnë dhe mund t’i bëjnë një ofertë. Trajneri Gentian Mezani e njeh dhe do e donte në skuadër dhe sikurse kuptohet, do të duhet të lëvizë para se Prishtina të mbyllë gjithçka. /abcnews.al