Ka zhvillime rreth së ardhmes së Alexis Sanchez. Kileni i ardhur verën e kaluar tek Interi në huazim nga Manchester United, ka edhe vite dy kontratë me “Djajtë e Kuq”. Antonio Conte e do sërish në skuadër sulmuesin 31-vjeçar dhe Interi pritet ta marrë gratis.
Gazetari Alfredo Pedulla raporton se agjenti i lojtari nga Kili, ka arritur në parim një marrëveshje për prishjen e kontratës me klubin anglez. United do ta lërë të lirë, duke u çliruar nga rroga e majme e Sanchez.
Ky i fundit, autor i katër golave në Serie A këtë sezon, do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Interin, që ia del të sigurojë shërbimet e tij pa shpenzuar asnjë cent. /abcnews.al
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) August 3, 2020