Uzuni: Faleminderit Lokomotivë për dy vitet fantastike, u rrita shumë këtu

schedule19:56 - 3 Gusht, 2020

schedule 19:56 - 3 Gusht, 2020

Myrto Uzuni do të luajë te Ferencvaros prej sezonit të ardhshëm. Kampionët e Hungarisë paguan 1 milion e 850 mijë euro te Lokomotiva e Zagrebit dhe lojtari i kombëtares kuqezi firmosi një kontratë deri në verën e vitit 2024.

25-vjeçari nga Berati, autor i 12 golave këtë sezon me nënkampionët e Kroacisë, ka postuar në rrjetet sociale falënderime për të gjithë pjesëtarët e Lokomotivës së Zagrebit, aty ku kaloi dy vite shumë pozitive dhe u rrit shumë si futbollist.

Me këtë postim dua të falënderoj çdokënd te Lokomotiva e Zagrebit, të cilët ishin pjesë e udhëtimit tim në këto dy vite. Dua të falënderoj klubin që besoi tek unë dhe më dha mundësinë të të luaja këtu, shokët e skuadrës, stafin teknik dhe drejtuesit.

Falënderime nga zemra që më ndihmuat të rritem dhe të përgatitem për hapin e radhës në karrierë. Jam shumë i lumtur që e mbyllëm këtë sezon me një sukses historik për Lokomotivën, siç ishte kualifikimi për herë të parë në Champions League, por edhe daljen në finalen e Kupës.

Jam i gëzuar që ndihmova skuadrën me golat e shënuara dhe asistet që dhurova për shokët. Urimet më të mira“, shkruan Myrto Uzuni, i cili është gati të nisë aventurën e radhës me hungarezët e Ferencvaros. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!