Bujqësia me “sytë nga Zoti”, fermerët në Lezhë nuk gjejnë derman as në verë e as në dimër

schedule15:36 - 3 Gusht, 2020

schedule 15:36 - 3 Gusht, 2020

Përmbytje në dimër e thatësire në verë. Tokat djerr nuk janë rastësi pasi mungesa e kullimit dhe vaditjes ndikojnë në shtimin apo uljen e sipërfaqeve të mbjella.
Fermerët thonë se këto janë vështirësi me të cilat përballen vazhdimisht.

“Problemi kryesor është kullimi”, shprehen ata.Problemi pranohet edhe nga Drejtori i Bujqësisë në Lezhë, Luigj Franga.

“Për vaditjen ne kemi mangësi. Në këto vite kemi pasur mangësi. Por në kemi arritur që në rreth 30% të sipërfaqes që sot ka Bashkia Lezhë ne ta vendosim në ujë. Kemi arritur ta kullojmë tokën deri në 40%”, tregon ai.
Në një intervistë për “ABC News” ai tha buxheti për bujqësinë po rritet.

“Kemi hartuar projekte për realizimin e të gjitha kanaleve të dyta, pra që ato të hapen. Po ashtu janë të planifikuara edhe kanalet e treta kulluese”, tha më tej ai.

Gjatë vitit 2020 por që pritet të vazhdojë edhe gjatë 2021, do të ndërhyhet për vaditjen dhe për të përmirësuar këtë situatë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!