Nxehtësia dhe lagështia e stinës së verës janë faktorë, që ushtrojnë një trysni të vazhdueshme tek një fytyrë me grim të rënduar.
Por si mund të dalim pa të, kur jemi të fiksuara ndaj make-up-it, nevojës për të mbuluar çdo papërsosmëri të lekurës? Dr. Gera Tagani jep një guidë të plotë e të qartë për t’u shfaqur të freskëta e pa make up në stinën e pushimeve, qetësimit prej ngarkesave profesionale, plazhit dhe dedikimit ndaj detit, liqenit, distancës ndaj përditshmërisë së ngarkuar.
Së pari, evidentoni pikat e zeza në fytyrën tuaj, pjesët e skuqura dhe shenjat, që mundoheni të fshihni me fondatinë. Më pas drejtohuni tek një mjek i mirë dhe profesionist, në duart e të cilit ndiheni të sigurt dhe kësisoj të përmirësoni problematikat në fytyrën tuaj, ose e thënë ndryshe pikat tuaja të dobëta, që ju kompleksojnë. Vetëm mjeku specialist është ai, që do t’ju orientojë drejt trajtimeve të ndryshme, që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me veten edhe pse mund të keni përdorur një grim fare të lehtë, pa qenë nevoja të përdorim fondatitën me qëllim mbulimin e difekteve të ndryshme. Sekush dëshiron një lëkurë të pastër e kuruar, ndaj e mirkuptoj se papërsosmëritë në fytyrën tonë shumë prej nesh mund t’i shqetësojnë dhe kujdesi për to është i nevojshëm, që të shfaqemi në botën e jashtme ashtu si siç ne dëshirojmë, pa komplekse e në vetsiguri.
Zbehja e njollave të errëta (apo të zeza)
Disa trajtime me lazer të aplikuara me qëllim shtimin e pigmentit, si melazma dhe eleminimin e njollave të errëta të mbetura nga aknet, mund ta rrisin shumë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit gjatë stinës së verës, por ka edhe mundësi apo zgjedhje të tjera.
“Mesoterapia e ndriçimit të lëkurës, Meso Melano është trajtimi im i preferuar, sepse i tregon rezultatet që në seancën e parë.” shpjegon Dr. Gera Tagani. “Ekziston edhe një mundësi tjetër alternative gjatë sezonit të verës, e cila përmban përbërës, që i japin shkëlqim lëkurës dhe që përdoret për pigmentime të errëta”, shton Dr. Gera Tagani. “Disa lazer të tjerë janë shumë agresivë, veçanërisht për lëkurën e errët ose gjatë muajve të verës. Por kjo metodë është mëse e sigurt ”.
Llojet e hiperpigmentimit të akneve, të cilat janë më të thella brenda lëkurës janë më rezistente ndaj trajtimeve korrigjuese. Largimi i tyre mund të zgjasë disa seanca. “Mos bëni trajtime me lazer në një lëkurë të nxirë nga dielli, sepse lazeri në vend, që të korigjojë atë çfarë dëshironi, do të heqë dhe atë pak pigment që mund të keni.”, këshillon Dr. Gera.
Zhduk skuqjen (per te arritur një lëkurë të ngjyrës së njëtrajtshme)
Enët e dukshme të gjakut, të quajtura zakonisht venat merimangë (mund t’i ndeshni në shkrime si spider veins), dalin në pah me kalimin e moshës dhe ekspozimin e lëkurës ndaj diellit. Skuqja e faqeve, që shohim në jetën tonë të përditshme shkaktohet nga një hollim i enës së gjakut. “Trajtimet me dritë me puls të dendur përdorin dritën në një frekuencë të tillë, që përthithet nga enët e gjakut, shkatërron qelizat dhe e çon enën e gjakut drejt kolapsit. Ne ne spitalin Hygeia kemi nje lazer, i cili eshte aprovuar nga FDA VBEAM, candela laser “ thotë Dr. Gera.
Poret e zmadhuara
Poret e zmadhuara janë shumë të vështira për t’u tkurrur. Por ndërtimi i kolagjenit, proteina që mbështet strukturën e lëkurës, i shtrëngon ato. “Një pore është një vrimë në lëkurë, në majë të një tubi të vogël nga i cili del djersa,” shpjegon Dr. Gera. Për të rritur kolagjenin që rrethon tubin, i cili ngushton hapjen e saj, Dr. Gera përdor mikroneedling. Një pajisje aparature si stilolaps me disa gjilpëra, që shkaktojnë mikro çpime dhe kalohet përgjatë lëkurës. Kjo krijon plagë të vogla që inkurajojnë qelizat e lëkurës të kalojnë në modalitetin e riparimit dhe të riprodhojne kolagjen. Trajtimi me efikas eshte ai i kombinimit me lazerin deka co2. Trajtimet çdo muaj, në mënyrë sistematike me hydrafacial e përmirësojnë lëkurën, duke bërë, që poret të mos ngjajnë të zmadhuara duke pastruar lëkurën në thellësi” thotë Dr. Gera.
“Ju merrni efektet e një lazeri pa kufizimet e diellit. Qindra injektime të vogla të gjilpërave /mikro çpime mund të tingëllojnë si zyra e torturës dermatologjike, por procedura nuk është e dhimbshme. Mjeku mpiks lëkurën para procedurës, kështu që përfundon duke u ndjerë si një eksfolim agresiv. Plus, është i sigurt për të gjitha tonet e lëkurës, madje edhe atë më të errëtën”, shton Dr. Gera Tagani.
Dr Gera gjithashtu injekton Botox në lëkurë në mënyrë sipërfaqësore për tkurrjen e poreve. “Në themel të çdo poreje është një gjëndër dhjamore,” tha ajo.
“Ka muskuj rreth gjendrës dhjamore. Unë mendoj se Botox-i parandalon, që muskujt të tkurren dhe ndalojnë prodhimin e yndyrës. Dhe kur prodhimi i yndyrës zvogëlohet, poret zvogëlohen. ”
Ndriçoni Sytë / highlight
Humbja e vëllimit nën sy dhe konkaviteti është shkaku i zakonshëm i krijimit të zonave të errëta. Dr Gera Tagani, kryen deri në 50 korrigjime të gropëzave poshtë syve çdo muaj. Ajo injekton mbushësin e acidit hialuronik nën sy për të zbutur kryqëzimin e qepallës. Rezultatet janë të menjëhershme. “S’është për t’u habitur se sa efektive mund të jetë kjo,” tha Dr. Tagani. “Ju me të vërtetë mund të krijoni pamjen e një zone më të ndritshme, të zbutur e të lëmuar nën sy.”
Në disa njerëz, dritëhijet poshtë nën sy shkaktohen nga sasia e melaninës së tepërt dhe nuk mund të korrigjohen nga mbushësi i lotëve. Në ato raste, një shtresë kimike e krijuar për zonën e syve do të zbehë melaninën e tepërt, përgjithësisht në katër trajtime të ndara në javë.
Konturimi dhe forma / konstrukt kockor e konturim i fytyres
Ne përdorim make up për të nxjerrë në pah tiparet e dëshiruara dhe për t’u ndjerë mirë me veten. Mjekët mund të ndihmojnë për të arritur qëllimin, duke përdorur mbushës gjysmë të përhershëm për theksimin e tipareve tuaja dhe konturimin e fytyrës. “Nëse ato përdoren nga një dorë delikate dhe me sy artistik, mbushësit mund të përdoren fare mirë në vend të make up-it për të krijuar konturet e dëshiruara,” shpjegon Dr. Gera.
Ndërhyrja në zonën e mollëzave është një nga më të kërkuara prej pacientëve. Po ashtu edhe në mjekër, për të rikonstrukturuar pjesën e poshtme të fytyrës, për ta bërë më tërheqëse, për të bërë këndet e nofulles më të mprehta. “Fytyra ngjan sikur ka marrë një efekt lifting, prerja e mollëzës krijon dritë-hije shumë të dëshiruara. Shtimi i vëllimit në këtë zonë mund të lëmojë edhe rrudhat në fytyrë.”, thotë Dr. Gera. Dhe megjithëse tingëllon e çuditshme, Dr. Tagani mund të përdorë vëllimin e një mbushësi për të zbutur një gungë në hundë ose për të forcuar urën – një punë praktike pa dhimbje e hundës, që zvogëlon nevojën për kontur të errët në hundë. Procedura zgjat disa minuta, dhe megjithëse mund të ketë ënjtje, ajo zvogëlohet për rreth një javë.
Kështu keni një guidë të nevojshme për të hequr dorë nga make-up-i në çdo stinë, por sidomos atë të pushimeve absolute./abcnews.al