Javën e ardhshme rikthehet Champions League, ku fillimisht do të zhvillohen takimet e kthimit të raundit të 1/16.
Një nga këto ndeshje është dhe Barcelona-Napoli, ku ende nuk është përcaktuar se ku do të zhvillohet për shkak të situatës alarmante nga Coronavirusi në Katalonjë.
Takimi i parë në Napoli përfundoi në shifrat 1-1 dhe djemtë e Gennaro Gattusos besojnë në mrekulli. Është vetë trajneri italian i cili e di shumë mirë vështirësinë e kësaj sfide, ku flet me superlativa për Leo Messin.
“Markimi i argjentinasit? Po sigurisht që bëhet por vetëm në ëndrrat e mia ose në Play Station e djalit tim.
Një alternativë tjetër do të ishte dhe Gattuso kur luante për Milanin, ku unë atëherë isha 20 kile më pak se sa jam sot,” deklaron trajneri i napoletanëve. Kujtojmë që sfida do të zhvillohet në 8 gusht, ku pritet që UEFA të konfirmojë ditën e nesërme dhe vendin zyrtar se ku do të zhvillohet takimi. /abcnews.al
#FCB ??
? Gennaro Gattuso ha reiterado que no sabe cómo parar a Leo Messihttps://t.co/nBlgXoYO6A
— Diario SPORT (@sport) August 2, 2020
St