Juventusi është fokusuar krejtësisht te ndeshja me Lyon në Champions League. Bardhezinjtë kanë humbur 1-0 sfidën e parë dhe të premten (21:00) do të tentojnë në Torino përmbysjen dhe kualifikimin në çerekfinale. Maurizio Sarri analizon situatën në skuadrën e tij, teksa flet edhe për kundërshtarët.
“Nuk mund ta them dot kush do të jetë në formë më të mirë fizike, ne apo Lyoni. Është një situatë aspak normale, nuk kemi eksperiencë për të treguar se çfarë ndodh në situata të tilla.
E pashë Lyon në finalen me PSG, u befasova nga gjendja e tyre fizike. Duhet të tregohemi të aftë, duhet të karikojmë energjitë, sidomos në aspektin mental. Pak frikë na bën mirë, por është e rëndësishme të rikuperohen lojtarët dhe ndjesia e një ndeshje të vërtetë.
Jam i bindur që do të futemi në fushën me bindjen e duhur, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në duelet e fundit. Kam zbuluar durimin në këtë sezon. Nuk e kam pasur farë këtë cilësi, por tani kam filluar të jem më i durueshëm“, thekson Sarri. /abcnews.al