U fut për t’u larë në lumin Vjosë, mbytet 30-vjeçari! Kërkoi ndihmë por shokët menduan se po tallej

schedule16:31 - 31 Korrik, 2020

schedule 16:31 - 31 Korrik, 2020

Një 31-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në ujërat e lumit Vjosë ku ishte futur për t’u larë bashkë me disa shokë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për abcnews.al se 31-vjeçari Armando Begaj nga fshati Gorishovë ishte i martuar dhe kishte një vajzë.

Në momentin kur ka qenë duke u larë, ai ka ndjerë vështirësi duke kërkuar ndihmë nga dy shokët e tij, të cilët e kanë marrë si shaka.

Më pas kur kanë parë që trupi i tij po fundosej ata kanë kërkuar ndihmë por përpjekja e tyre ka qenë e kotë./abcnews.al