Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive prej 3 ditësh në disa fshatra në rrethin e Dibrës. Janë me qindra hektarë pyje që po shkatërrohen, ndërsa në terren ndodhen vetëm pesë zjarrfikëse.
Në selishtë janë djegur 150 hektarë pyje të larta, ndërsa zjarri po afrohet tek antenat televizive dhe kompanitë celulare në malin mbi fshatin Arapaj.
Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë majën e Runjës ku janë djegur mbi 40 hektarë pyje. Tani zjarri ka kaluar në zona të larta në bjeshkë ku po digjen kullota.
Edhe në fshatin Palaman janë djegur rreth 200 hektarë pyje të larta. E rrezikuar është një lagje aty pranë pasi zjarri po afrohet tek banesat.
Në të shumtën e rasteve ndërhyrja për shkak të terrenit është e vështirë, e zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore./abcnews.al