Në javët e fundit ëhtë folur shumë për një largim të Jan Oblak nga Atletico Madrid. Portieri spanjoll është lidhur me një kalim tek Chelsea, edhe pse deri më tani nuk ka asnjë ofertë konkrete. Gjithsesi ka qenë mesfushori i madrilenëve, Angel Correa, i cili ka larguar zërat e merkatos duke deklaruar se gardiani është i lumtur në Madrid.
“Nuk kam parë asnjë portier si ai. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi në mesin tonë. Oblak na jep shumë siguri në portë dhe falë tij kemi fituar shumë pikë gjatë këtyre viteve. Mua më duket shumë i lumtur këtu dhe i pëlqen jetesa në Madrid. Ai ka këtu çdo gjë që meriton, sepse Jan është numri 1 në botë,” deklaron mesfushori për “Radio Marca”.
“Kritikat ndaj nesh? Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por për ne është shumë e vështirë të rivalizojmë çdo vit me Realin dhe Barcelonën. Blerjet e reja u përshtatën shumë mirë dhe mendoj se në sezonin e ardhshëm do të bëjmë akoma më mirë. E dimë se të fitosh Championsin nuk është aspak e lehtë, por ne do të jemi një nga ekipet pretendente për ta fituar atë,” mbyll Correa. /abcnews.al