Studimi: Koronaviruset kanë ekzistuar te lakuriqët e natës prej dekadash

schedule12:37 - 30 Korrik, 2020

schedule 12:37 - 30 Korrik, 2020

Një ekip i biologësh, të udhëhequr nga David Robertson nga Universiteti i Edinburgh, analizuan historinë evolucionare të formave të mëparshme të SARS-Cov-2 duke studiuar gjenomet e dhjetëra viruseve që janë më të lidhura me të, shkruan BBC.

Biologët molekularë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Europa publikuan rezultatet e tyre të studimit në revistën ‘Nature Microbiology’, ku ata krahasuan gjenet e dhjetëra viruseve që lidhen ngushtë me virusin SARS-Cov-2. Ata më pas zbuluan  format të mëparshme të virusit 40 deri në 70 vite më parë.

Shërbimi lokal shëndetësor në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ngritën një alarm epidemiologjik, në dhjetor 2019 ku  u zbulua një numër i madh i rasteve të pneumonisë të lidhura  me tregun e hapur të kafshëve në qytetin Wuhan, provinca Hubei në Kinë, raporton abcnews.al

Analiza tregoi se viruset që lidhen me SARS-Cov-2 kanë jetuar te lakuriqët e natës për shumë dekada. Këto viruse kanë një origjinë të përbashkët dhe aftësinë për të infektuar qelizat e gjitarëve, të cilat lehtësuan transmetimin e tyre te njerëzit, dhe që mund të ndodhin përsëri në të ardhmen, thonë shkencëtarët.

Ndarja e formave të mëparshme të SARS-Cov-2 nga pema e zakonshme evolucionare e virusit në mes të lakuriqëve në Kinën jugore dhe juglindore ndodhi midis 1948 dhe 1969, ndërsa ndarja e patogjenëve të Covid-19 dhe SARS ndodhi më vonë, midis 1952 dhe 1970, raporton abcnews.al

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se viruset SARS-Cov-2 kanë qarkulluar në lakuriqët e natës në Kinën jugore për më shumë se gjysmë shekulli, dhe struktura e tyre specifike, e cila u lejon atyre të lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave të mushkërive të disa specieve të ndryshme, shpjegon pse dy viruse të ngjashme infektuan njerëzit dhe shkaktuan epidemi serioze  të frymëmarrjes./abcnews.al