Këshilli politik është mbledhur pasditen e kësaj të mërkure, një ditë para se në parlament të mbahet seanca plenare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Ndërkohë pritet që takimi i sotëm pritet që të jetë dhe përpjekja e fundit për të mbyllur diskutimet në lidhje me ndryshimet kushtetuese që duket që asnjë nga forcat politike nuk do të tërhiqet.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News së mbledhja e sotme është kërkuar nga opozita e bashkuar e cila ka tre kërkesa të qarta. Opozita kërkon që mazhoranca të tërhiqet nga votimet e njëanshme për ndryshimet kushtetuese, së dyti bashkë me ndërkombëtarët të hartohet në amendament, dhe kërkesa e tretë është si kushtetuta dhe kodi zgjedhor për mënyrën se si do të bëhen zgjedhjet të bëhen një herë të vetme.
Ndërkohë mazhoranca është e gatshme që të shkojë për ndryshimet kushtetuese nesër, ndërkohë që e shikon kodin zgjedhor si një mundësi për dialog. Damian Gjiknuri ka rikonfirmuar se amendamentet kushtetuese që ndodhen në procedurë parlamentare nuk pengojnë apo lejojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe garën me koalicione parazgjedhore.
Maxhoranca kërkon që fillimisht te votohen në kuvend ndryshimet kushtetuese e më pas të ndërhyhet në kodin zgjedhor, përmes bisedime në këshillin politik .
Nga ana tjetër përfaqësuesit e opozitës nuk tërhiqen dhe kërkojnë arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet, para seances se nesërme./abcnews.al