Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka konfirmuar prezencën e saj në mbledhjen e radhës që mbahet sot në orën 18.00.
Hajdari shkruan se është e indinjuar që edhe një herë nuk u përfshi në komunikimin e radhës lidhur me tematikat dhe logjistikën e organizmit të mbledhjeve të Këshillit Politik.
Hajdari shton po ashtu se “mospërfshirja e Opozitës Parlamentare në komunikim shkon kundër kësaj fryme dhe minon frymën e kompromisit dhe konsensusit që është krijuar deri më tani.”
Më tej ajo shton se uron që ky të ketë qenë sërish një gabim teknik apo mungesë kujdesi.
Përgjigja e Hajdarit:
Te nderuar anetare te Keshillit Politik,
Me lejoni edhe nje here te shpreh indinjaten time qe per here te dyte nuk me keni perfshire ne komunikimin e radhes lidhur me tematikat dhe logjistiken e organizimit te mbledhjeve te Keshillit Politik.
Sic e keni theksuar edhe ju shpesh ne komunikimet tuaja, gjitheperfshirja e jo perjashtimi duhet te jete themeli i punes se ketij keshilli.
Mos perfshirja e Opozites Parlamentare ne komunikim shkon kunder kesaj fryme dhe minon frymen e kompromisit dhe konsensusit qe kemi mbajtur deri tani.
Uroj qe ky te mos jete qellimi juaj, sepse do te ishte zhgenjyese per qytetaret shqiptare dhe per komunitetin nderkombetar.
Lexo edhe: Me qëllim arritjen e konsensusit, opozita e bashkuar kërkon mbledhje të Këshillit Politik
Uroj gjithashtu qe te kete qene serisht thjesht nje gabim teknik apo mungese kujdesi.
Gjithesesi, ju bej me dije se ne emer te opozites parlamentare, rikonfimoj prezencen time ne Keshillin Politik sot me 29 Korrik, ora 18:00.
Me respekt,
Rudina Hajdari /abcnews.al/