Ish-lojtari i Juventusit dhe ish-kreu i UEFA-s, Michel Platini, foli për argjentinasin Paulo Dybala, për të cilin mendon se i ngjan më shumë Diego Armando Maradonës se sa ai. 65-vjeçari u shpreh: “Stili i tij më kujton Omar Sivorin.
Por, Paulo është më i ngjashëm me Maradonën se sa isha unë kur luaja futboll. Nuk mund të them se ai ka talentin e Maradonës, por talenti i tij është i mjaftueshëm”, tha mes të tjerash legjenda e futbollit francez.
Dybala ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të trajnerit Maurizio Sarri, në suksesin e nëntë radhazi në Serie A për Juventusin. Argjentinasi krijoi gjithashtu një dyshe perfekte me Cristiano Ronaldon në sulm./abcnews.al