Një marrëdhënie që të jetë sa më e konsoliduar duhet që partnerët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Por janë disa gabime që ndonjëherë kthehen në rutinë pa kuptuar. Këtu përfshihen edhe disa pyetje, të cilët psikologët rekomandojnë mos t’i bëhen kurrë personit që keni në krah.
– Si ishte ish e dashura jote?
Kjo lloj pyetje ju bën të dukeni me besim të ulët në vete, ndaj mos e mbani kokën pas.
-Mendon se jam e shëndoshë?
Meshkujt e urrejnë këtë pyetje, për shkak se ata janë të tërhequr nga femrat e sigurta dhe pyetje të tilla i bëjnë të duken të pasigurta.
-Do më telefonosh kur të mbërrish, kur të nisesh, para se të flesh?
Djemtë pëlqejnë që të telefonojnë personin e zemrës, por vetëm kur e ndjejnë dhe jo me detyrim. Nëse i impononi, rrezikoni që ti mërzisni, ndaj lërini të lirë t’ju marr me dëshirën e tij.
-Ku na shikon pas 10 vitesh?
Pjesa më e madhe e meshkujve nuk kanë plane afatgjata për lidhjen e tyre. Jetojnë momentin dhe shijojnë çdo sekondë me vajzën që duan. Prandaj, shpesh kjo pyetje i mërzit dhe nuk rekomandohet të bëhet./abcnews.al