Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Finalja e Kupës së Shqipërisë në futbollin femrave, FSHF publikon planin

schedule10:26 - 28 Korrik, 2020

schedule 10:26 - 28 Korrik, 2020

Finalja e Kupës së Shqipërisë për femra do të luhet ditën e enjte (30 korrik) në stadiumin “Elbasan Arena”. Sfida Vllaznia – Apolonia do të nisë në ora 19:00 dhe do të përballë dy prej skuadrave më të mira këtë sezon në futbollin e femrave.

Vllaznia, e cila u shpall kampione e Shqipërisë për të shtatin vit radhazi pak javë më parë, erdhi në këtë finale pasi mposhti në gjysmëfinale Juban Danjën me rezultatin 5-1.

Ndërsa, Apolonia eliminoi në katërshe Tirana AS, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-0. Skuadra fierake u rendit e dyta në kampionatin e futbollit për femra që sapo u mbyll. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!