Qindra migrantë shkelin karantinën, Italia dërgon ushtrinë në Sicili

schedule11:27 - 28 Korrik, 2020

schedule 11:27 - 28 Korrik, 2020

Ministri i Brendshëm i Italisë, Luciana Lamorgese ka njoftuar planet për dërgimin e ushtrisë në Sicili pasi rreth 100 migrantë shkelën karantinën. Migrantët raportohet se ishin larguar nga një tendë që ruhej nga njesia e Mbrojtjes Civile në qytetin Porto Empedocle, Sicili perëndimore, ku supozohej të kalonin  një karantinë 14-ditore.

Në të izoloheshin 500 migrantë pavarësisht se kishte kapacitet vetëm për 100, AFP citon mediat italiane.Incidenti vjen pasi 184 migrantë – të cilët rezultuan negativë për COVID-19  u larguan nga një qendër e paraburgimit në Caltanissetta, Sicili të dielën.

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se 125 prej tyre janë gjetur por shprehu shqetësime se incidente të tilla mund të pengojnë përpjekjet e Italisë për të kontrolluar krizën e koronavirusit.

“Virusi nuk është larguar. Qytetarët italianë, ashtu si unë, duhet të vazhdojnë të zbatojnë rregullat që ne i vendosëm vetes, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!