Real Salt Lake e pësoi me rezultatin 5-2 kundër San Jose Earthquakes, por ngjarja që mori më shumë vëmendje ishte ajo që ndodhi pas vërshëllimës së arbitrit për të mbyllur ndeshjen.
Kyle Beckerman ishte protagonist, teksa goditi arbitrin e ndeshjen me top nga pas dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. E bëri me qëllim apo jo, vetëm ai e di, por Drew Fischer nuk e fali.
— Hallmark (@ilikesports06) July 28, 2020
Beckerman është ndëshkuar me kartonë të kuq edhe herë të tjera, madje po kundër San Jose Earthquakes. Tetë vite më parë e pësonte gjatë një humbjeje 5-0 që pësoi skuadra e tij. /abcnews.al