Kel Demi: Serbia investon për të falsifikuar historinë, ne dështuam ta tregojmë epopenë tonë

schedule09:59 - 28 Korrik, 2020

schedule 09:59 - 28 Korrik, 2020

E ftuar në emisionin ABbc-ja e mëngjesit” ishte aktorja Aurita Agushi, për të folur për letrën drejtuar aktorit të njohur amerikan Harvey Keitel, ku i kërkon të mos marrë pjesë në filmin serb që do bëhet për ato që i quajnë krime ndaj popullit serb.

Gazetari Enkel Demi u shpreh i indinjuar për me qeverinë, teksa tha se ndërkohë që serbët harxhojnë para për të bërë propagandë, vendet tona nuk investojnë për të vendosur qoftë një shfaqje teatrale, për sa i përket asaj se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

Amerikanët që thonë “enough is enough” dhe janë pikërisht ata që pranojnë çdo lloj paraje që ka të bëjnë me lobimet. Dhe serbët në këtë fushë e kanë kuptuar më mire se ne Amerikën dhe mënyrën se si funksionon. Më vjen me plas se serbët vazhdojnë të financojnë shumë të mëdha parash siç bëjnë dhe grekët për të falsifikuar historinë ndërsa shqiptarët rrijnë dhe shohin qiellin sepse unk kanë prodhuar asnjë film për luftën e Kosovës.

As Shqipëria dhe as Kosova, dy qendrat e kinemasë nuk janë bashkuar bashkë dhe qeveritë që bëjnë bla bla bla me njëra -tjetrën nuk kanë harxhuar një kryq leku të vendosin një pjesë teatrore në skenë se për filma jo e jo. Unë mendoj se kjo letra më mirë do t’i shkonte këtyre sesa Harvey Keitel .“, tha Keli.

Duke marrë shembullin e vendeve të rajonit të cilat kanë investuar shumë në këtë fushë, gazetari tha se investimi në dy vendet tona lë shumë për të dëshiruar, ndërsa shtoi se “ne kemi dështuar që t’ja tregojmë botës epopenë tonë.” 

Ne fyhemi pasi gjërat ndodhin ndërkohë që jemi inaktiv për të prodhuar një produkt tonin. Ne akoma nuk kemi një film për Skënderbeun, dhe i vetmi është një prodhim rus dhe skenari në atë kohë është bërë nën ndikimin e marrëdhënieve shumë të mira që ka patur Shqipëria me sllavët. Përveçse është një film politik, marrëdhëniet me Malin e Zi janë dashurore te ai film. Ne kemi dështuar që t’ja tregojmë botës epopenë tonë dhe kur na marrin heronjtë ne mërzitemi.

Nëse shohim vetëm buxhetin që Maqedonia e Veriut jep për kinemanë dhe teatrin dhe ta krahasojmë këtë me Shqipërinë dhe Kosovën është një tmerr. Ndërsa këtu dhe në Kosovë po të shohësh aventurën e një kineasti është për të vënë duart në kokë, dhe këta e trajtojnë kineastin sikur është xhepist. Ata harxhojnë para për të mashtruar, ndërsa ne nuk harxhojmë se mashtruesit tanë që na udhëheqin duan të na vjedhin.”, tha gazetari ndër të tjera. /abcnews.al/