Aida Hajnaj propozohet në krye të BKH, Yuri Kim mesazh në shqip: Gur mbi gur bëhet mur

schedule16:27 - 27 Korrik, 2020

schedule 16:27 - 27 Korrik, 2020

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas propozimit të Aida Hajnajt për kreun e BKH-së nga SPAK.

Kim thotë se tashmë po ecet para me Reformën në Drejtësi ndërsa citon në shqip shprehen tradicionale shqiptare “Gur mbi gur bëhet mur“.

Kim shprehet se tashmë hapi tjetër është ai i trajtimit të anëtarëve të BKH-së me më të mirët e ligjzbatuesve amerikanë dhe FBI-në.

“Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes dërgoi emrin e Aida Hajnaj në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i tyre me FBI-në dhe më të mirët e ligjzbatuesve amerikanë. “Gur mbi gur bëhet mur“, shkruan Kim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!