Takon prindërit e Romeos, Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me vjehrrën

schedule15:14 - 27 Korrik, 2020

schedule 15:14 - 27 Korrik, 2020

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë një ndër çiftet më të përfolur të momentit.

Prej disa kohësh, ata e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre të dashurisë si dhe nuk  ngurojnë të flasin lirshëm në intervista për njëri-tjetrin.

Së fundmi, e ftuar te “Ora e Tiranës”, Jonida ka treguar disa të fshehta rreth marrëdhënies së tyre, ku ndër të tjera ka zbuluar dhe raportin me vjehrrën.

E pyetur se si shkon me këtë të funditme vjehrrën, këngëtarja u përgjigj:

“Me të ëmën e Romeos e kam marrëdhënien shumë të mirë, por nuk quhet vjehrrë. Unë s’kam unazë në gisht. Romeo është shoku im, ajo është mami i Romeos. Kemi një marrëdhënie solide, shumë të mirë. Romeo ka dy prindër të mrekullueshëm, kam një kimi shumë të mirë me ta, i respektoj dhe më respektojnë në një marrëdhënie shumë solide.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!