Çështja “Tahiri” përfundon në Gjykatën e Lartë, Maks Haxhia ankimon vendimin e “Apelit”

schedule10:33 - 27 Korrik, 2020

schedule 10:33 - 27 Korrik, 2020

Çështja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të përfundojë në dyert e Gjykatës së Lartë.

Avokati Maks Haxhia do të ankimojë vendimin e Gjykatës se Posaçme të Apelit për të kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e shkallës së parë.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë çështjen e Tahirit në dhomë këshillimi dhe më pas do të vendosë nëse do të kthejë çështjen për rigjykim ose jo.

Hetimi për ish-ministrin Saimir Tahiri ka nisur në tetor të 2017 kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme, pas arrestimit të grupit Habilaj në Itali.

Më pas dosja kaloi për hetime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Besim Hajdarmataj të cilit i ra “shorti” për të hetuar cështjen Tahiri, mori ish0ministrin e brendshëm të pandehur, dhe kërkoi që ti hiqej imuniteti.

Tahiri dha dorëheqjen nga posti i ministrit në Maj të 2018 për tu përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë duke u zhveshur nga imuniteti.

Saimir Tahirit asokohe iu caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa ishte “Apeli i Krimeve të Rënda” që e rrëzoi këtë masë, e për pasojë Tahiri u hetua në gjendje të lirë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Tahirin me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, më 19 shtator të 2019-ës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!