Kthimi i qytetarëve të Kosovës nga pushimet në bregdetin shqiptar krijon radhë të gjata në pikën kufitare Shqipëri- Kosovë.
Fluksi i automjeteve drejt Kosovës është tejet i lartë, edhe pse policia kufitare e Kosovës ka punuar në procedurë të përshpejtuar fluksi dhe radhët e gjata shkojnë deri në thellësi të territorit tonë.
Ndryshe nga pala shqiptare në hyrje të Kosovës, kryhen matjet e temperaturës, gjë që shkakton edhe vonesë për kalimin e kufirit./abcnews.al