Ministria Britanike e Kulturës dhe Sporteve, ka marrë një vendim në lidhje me ndeshjen e kthimit Manchester City-Real Madrid (2-1 për anglezët dueli i parë i zhvilluar në Santiago Bernabeu), e vlefshme për raundin e 1/8 të Champions League (7 gusht, ora 21:00).
Anglia nuk e përfshin Spanjën në vendet e sigurta si pasojë e Covid-19, por është bërë një përjashtim për “Los Blancos”.
Sky Sports UK raporton se përballja do të luhet në “Etihad Stadium” dhe lojtarët e ekipit të Zidane nuk do të jenë të detyruar të bëjnë karantinë.
Zyrtarisht do të duheshin katërmbëdhjetë ditë izolim për ata që vijnë nga vendet e pasigurta, por kjo nuk do të ndodhë me Real Madrid. /abcnews.al