Kevin Zefi është një prej shqiptarëve të talentuar që ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën. Sulmuesi 15-vjeçar është pjesë e Shamrock Rovers dhe në dhjetori i shënoi dy here kombëtares së Anglisë U15 dhe me talentin e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.
Madje edhe në Itali. Interi është klubi që e do djaloshin me origjinë nga Malësia e Madhe. Zefi i ka shënuar edhe Austrisë U17 dhe në mars iu kërkua të bënte një provë te PSV Eindhohen.
Inter Milan target Kevin Zefi scores for #IRLU15 at Eamonn Deacy Park https://t.co/c0KdHTMjb8
— Ronan Coleman (@coleman_ronan) July 26, 2020
Pandemia ia anuloi atë dhe tani Interi po tenton ta transferojë në Itali. “The Sun” shkruan se për Zefin ka mbajtur shënime edhe Juventusi, por tani Interi është një hap para tyre dhe rivalëve të tjerë. /abcnews.al