Real Madrid në hall me talentin japonez, Takefusa Kubo duhet të… martohet!

schedule17:57 - 25 Korrik, 2020

schedule 17:57 - 25 Korrik, 2020

Takefusa Kubo ishte një afrimet e Real Madrid gjatë merkatos së verës së kaluar. Japonezi 19-vjeçar aktivizohet si sulmuesi i djathtë dhe cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit aziatik.

Kampionët e Spanjës e huazuan lojtarin këtë sezon te Mallorca, aty ku shënoi katër gola dhe dhuroi pesë asiste në 36 ndeshje të zhvilluara. Reali beson fort te talenti i tij, por ka një problem.

Kubo është ekstrakomunitar, teksa “Los Blancos” i kanë të zëna vendet për lojtarë të tillë. Zgjidhja? Djaloshi duhet të martohet me një vajzë spanjolle, veprim që do i mundësonte marrjen e pasaportës iberike (e merr pasi të kalojë një vit martesë).

Por, legjislacioni japonez nuk pranon shtetësinë e dyfishtë dhe Kubos do i duhet të heqë dorë nga pasaporta e vendit nga vjen për të marrë atë iberike, diçka shumë e vështirë për t’u menduar.

Reali pritet ta huazojë sërish për sezonin e ardhshëm. Onda Cero raporton se Sevilla është ndër klubet më të interesuara për lojtarin ofensiv, teksa ka pëlqim edhe nga ana e Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!