Rafting në Drinin e Zi, të rinjt sfidojnë egërsinë e lumit për një fundjavë ndryshe

schedule14:35 - 25 Korrik, 2020

schedule 14:35 - 25 Korrik, 2020

Rafting është një sport që tërheq pas vetës njerëzit që e duan adrenalinën.  Për të arritur në një nga destinacionet që aplikohet një sport i tillë në luginës së Drinit të Zi, duhet të bësh rreth dy orë udhëtim me makina të larta për shkak të terrenit të thyer.

Të tërhequr nga bukuria e natyra,  këta të rinj kanë guxuar të sfidojnë egërsinë e lumit Drin.

Segmenti më i vështirë për Rafting është  në fshatin Gradë. Aty ku lumi bëhet i rrëmbyeshëm.

Aventura, emocioni, argëtimi si dhe sfida me natyrën ishin pjese e këtij udhëtimi fantastik.

“E mrekullueshme, speciale. Shume e bukur, sidomos kur ka shume uje. Keme shume mundësi me eksploruar. Sport i ri është eksperiencë e mrekullueshme, Shume e mire”, shprehet një nga të rinjtë.

Ky lloj sporti ka njohur rritje sidomos nga kërkesat e të rinjve.

Ka pas. Duke pas kerkesa mendova pse mos te hapim dicka te bukur. Erdhi koha të bëjmë diçka të bukur. Kanë ardhë grupe nga Tirana. Janë të interesuar shumë”, është shprehur një nga banorët e zonës. 

Këtë vit  për shkak të pandemisë së Covid-19, lugina e Drinit është frekuentuar më shumë si nga vendasit për plazh por edhe nga grupe të ardhur nga Tirana apo rrethe të tjera.

“Do dalin me familje për të freksuar. S’ke nevoje të ikesh në plazh të Durrësin ja ku e ke”. 

Në këtë mrekulli të natyrës nuk mungojnë edhe vizitorët notalgjikë.Pas 20 vitesh luginën e Drinit të Zi e ka vizituar edhe ish/shefi i shtabit të Ushtrisë gjeneral Xhemal Gjunkshi .

Une kthehem pas shume vitesh, i jam kthyer fëmijërisë. Një mrekulli. Pyet mali dhe liqeni. Kanë mikpritjen, eksperincë e veçantë.  Na u dha mundësia të shijojmë liqenin”, është shprehur Gjunkshi.

Gjunkshi kërkon nga shteti më shumë vëmendje.

Investimet në infrastukture, janë zero. Janë në nivele shumë të ulta. Vetëm opër rë ardh duhet të kesh makinë Foristrade”, ka thënë ai.

Rrugët e vështira dhe mungesa e investimeve  ka bërë që Lugina e Drinit të Zi , Kanioni i Setës, Mali i Korabit, Liqenet e Lurës e shumë atraksione të  tjerë të jenë të pa aksesueshme./abcnews.al